Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ PD publikon provat: Ja si u manipuluan votat e 30 qershorit!

Foto/ PD publikon provat: Ja si u manipuluan votat e 30 qershorit!
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike ka publikuar disa prova që sipas saj tregojnë si u manipulua procesi i votimit më 30 qershor.

Nga selia blu, ish-deputetet Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso kanë denoncuar se, fletët e votimit janë marrë në grup, janë plotësuar fletë bosh, janë mbushur kutitë nga komisionarët socialistë.

"Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë.",- tha Bylykbashi.

Sipas ish-deputetëve, këto të dhëna janë të vërteta dhe janë siguruar nga shërbimet audio dhe video të qendrave të numërimit./K.C/dritare.net