
Foto/ Një fermer këshillon: Ja si të zgjidhni një shalqi perfekt!
Dritare.net

Por, shpesh ndodh që ai që blini nuk përmbush pritshmërinë tuaj. Për këtë u vijnë në ndihmë këshillat e fermerëve që kanë eksperiencë.
Nëse vëreni se një pjesë e jashtme e shalqirit është e verdhë, atëherë kjo është një shenjë e mirë. Sa më e verdhë të jetë pjesa ku fruti qëndron në tokë, aq më i mirë është.
Nëse shihni që pjesa e jashtme nuk është e gjitha e lëmuar, por dhe shenja të tilla si në foto, kjo do të thotë se blerët e kanë prekur disa herë lulen e shalqirit në pjesët e pllenimit.
Shumë nuk e dinë që ka shalqi femër dhe mashkull. “Djemtë” janë të gjatë dhe në formën e vezës, kurse “vajzat” janë të rrumbullakët. Ndryshimi mes tyre është se të parët janë më të ujshëm, kurse të dytët më të ëmbël. Gjithashtu sugjerohet që ta blini shalqirin në një peshë mesatare, as të vogël dhe as shumë të madh. Po ashtu shihni dhe bishtin. Nëse është jeshil, do të thotë se shalqiri është këputur pa u pjekur mirë.
Shikoni galerinë:

















