Na ndajnë vetëm pak nga festat e fundvitit. Të gjithë po i presim me entuziazëm Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Ndërsa afrojnë festat që bëjnë bashkë familje e miq, nisin edhe përgatitjet.
Te Pazari i Ri në Tiranë është ndezur pema e Vitit të Ri dhe atmosfera festive ka bërë bashkë shumë njerëz.
Ashtu siç është edhe tradita, dritat e pemës i ndezi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ne ju kemi sjellë disa pamje nga nata e kaluar, kur u ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri te Pazari i Ri./K.C/dritare.net