Foto/ Në Tiranë mbërrijnë festat, ndizen dritat e pemës te Pazari i Ri
E Martë 19 Nëntor 2019, 16:04
Dritare.net

Ndërsa afrojnë festat që bëjnë bashkë familje e miq, nisin edhe përgatitjet.

Te Pazari i Ri në Tiranë është ndezur pema e Vitit të Ri dhe atmosfera festive ka bërë bashkë shumë njerëz.

Ashtu siç është edhe tradita, dritat e pemës i ndezi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ne ju kemi sjellë disa pamje nga nata e kaluar, kur u ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri te Pazari i Ri./K.C/dritare.net
