
Foto/ Meghan Markle vesh këpucë të bëra nga shishet plastike
E Martë 18 Shkurt 2020, 17:05
Dritare.net

Meghan është shfaqur për herë të parë që nga zhvendosja në Amerikën e Veriut të premten e kaluar. Meghan dhe princi Harry dukeshin elegantë, ndërsa po kalonin rrugën. Dhe e dini? Meghan kishte veshur një palë pupa të bëra nga shishet plastike, shkruan dritare.net
Pupat janë të bëra nga Rothy, një kompani me qendër në San Francisko që i bën këpucët e saj nga shishet e ujit dhe kushtojnë 135 dollarë. Nuk është hera e parë që Meghan është parë me pupa, ajo i veshi ato gjatë një turi mbretëror në Australi, në vitin 2018./K.C/dritare.net

















