Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Media angleze: Shqiptarët lordët e drogës në Londër. Aktiviteti i tyre, publik edhe në Instagram

Foto/ Media angleze: Shqiptarët lordët e drogës në
Media prestigjioze britanike “Daily Mail” ka shkruar sërish për shqiptarët narkotrafikantë. Këtë herë në qendër të shkrimit ishte një bandë shqiptare, e cila shpërndante drogë në Londër. “East London Hellbanianz”, ishte edhe emri i bandës së shqiptarëve.  Tre anëtarët e bandës janë shqiptarë, të cilët u burgosën në 2016-n. Por ata vazhdojnë të flasin për pasurinë e tyre, drogën, duke i ndarë në rrjete sociale, informon dritare.net

“Tre anëtarët e një bande shqiptare, që po tejmbushin  Britaninë me kokainë, postojnë vazhdimisht  fotografi online duke treguar armë, para dhe makina të shtrenjta. Banda ‘Hellbanianz’, e bazuar në Barking, në lindje të Londrës, është zbuluar teksa do të trafikonte miliona paund drogë. 

 Por, në vend që të fshehin aktivitetet e tyre të paligjshme si bandat e tjera, grupi e shpërndan aktivitetin e drogës në internet, duke grumbulluar pothuajse 100,000 ndjekës. Megjithëse në burg që prej 2016-s, nuk i ka penguar që ata të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Ata mburren se kanë nën  kontroll mbi Londrën dhe pretendojnë se janë 'gati për luftë' me bandat rivale.”,- shkruan medie britanike. Për më shumë foto nga aktiviteti i bandës shqiptare, shihni fotogalerinë /K.C/dritare.net