Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Kush ishte gruaja që u hodh nga 15 katëshi në Tiranë

Foto/ Kush ishte gruaja që u hodh nga 15 katëshi në Tiranë
52-vjeçarja çeke Hana Demeterova tentoi sot të vetëvritej duke u hedhur nga kati i 6 i 15-katëshit në Tiranë. Fatmirësisht ‘dikush’ e ruajti Hanën dhe ajo ra në verandën e katit të tretë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Po kush ishte 52-vjeçarja Hana?

Fëmijë të vrarë, fëmijë të plagosur, fëmijë në gjak, momente lufte zënë pjesën më të madhe të profilit të saj në llogarinë e Facebook-ut.

Pavarësisht se nuk ka komente, 52-vjeçarja shfaqet shumë e ndjeshme, me postimet e saj nga konfliktet e përgjakshme nëpër botë, duke nisur që nga Ukraina e duke përfunduar me Sirinë. Por nuk mungojnë as fotot apo videot me kafshët.

E këtë ndjeshmëri gruaja me sytë e brishtë duket se e ka shprehur edhe në letrën e saj të lamtumirës ku kërkonte që organet e saj t’i përdornin njerëzit në nevojë. 52-vjeçarja kishte edhe miq muzikantë në Shqipëri.

Nuk dihet se si ka qenë gjendja e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem por duket se gruaja kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli pas në dhomë u gjendën 3 shishe të zbrazura, çka flet edhe për gjendjen e saj të rënduar emocionale dhe psikologjike./bw