
Foto/ Kjo është vajza bukuroshe e deputetes shqiptare
E Enjte 11 Gusht 2016, 14:02
Dritare.net

Ana Shkreli është vajza e deputetes shqiptare Ledi Shamku dhe e Artan Shkrelit, këshilltarit të kryeministrit Edi Rama për çështjet e territorit dhe Urbanistikës, shkruan Express.
Veç udhëtimeve, në preferencat e Anës është edhe ushqimi i mirë. Në shumë foto që ajo poston në rrjetet sociale, bie në sy se gjithmonë ka një pjatë të gatuar mirë para, ashtu sikundër edhe vera është gota e saj e preferuar.
Vizitat në qytete historike, e së fundi në Shqipëri, ku Ana po kalon disa ditë pushimi, janë gjithmonë të shoqëruara me librin, një ‘mik’ i pandarë i vajzës bukuroshe të çiftit Shkreli-Shamku./Gazeta Express

















