
Foto/ Ja veshjet më të bukura të vipave, në British Fashion Awards!
E Martë 3 Dhjetor 2019, 14:02
Dritare.net

Sot dritare.net ka vendosur t'jua largojë pak mendjen nga trishtimi dhe frika, duke ju treguar disa gjëra të bukura.
Mbrëmë u mbajt në Londër British Fashion Awards 2019. Dhe personazhet më të famshme, të filmit, muzikës, modës morën pjesë.
Mbrëmjen e drejtoi Rihanna me dy veshjet e saj mahnitëse. Fillimisht Rihanna veshi një fustan të zi, me një xhup të gjatë lëkure sipër. Ndërsa fustani i dytë ishte si i pari, vetëm se ngjyrë menteje.
Në eventin e modës, morën pjesë shumë vipa, mes tyre, Rita Ora, Nicole Scherzinger, Julia Roberts etj./K.C/dritare.net

















