
Foto/ Ja kush është gjyqtari që kërkoi favore seksuale, sot marton vajzën
Dritare.net

Historia e ngjarjes nisi pas një procesi gjyqësor që një zonjë kishte me Gjykatën e Gjirokastrës. Zonja kishte një njohje të mëparshme nga i ati, për këtë arsye, ajo shkoi ta takojë. Gjykatësi i propozoi një zgjidhje, por të një natyre tjetër nga ajo ligjore.
Thjesht i kërkoi një favor seksual në shkëmbim të zgjidhjes së problemit të saj. Pamjet tregojnë edhe takimin mes gjykatësit dhe zonjës në një kafe në qytetin e Gjirokastrës, ku Guximtari pas një dialogu të shkurtër i thotë; po m’u afrove më afër do të puth.
Kreu i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi ka rreth 3 vjet në këtë post. Ai është 53 vjeç dhe babai i dy vajzave në moshë madhore. Burime për BalkanWeb pohuan se sot Boçi hapte dasmën për vajzën e tij të dytë.
Ndërsa e madhja gjithashtu punon në një institucion shtetëror. Boçi ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për më shume se 20 vjet.
Në tetor të vitit 2013 dhe korrik 2014, Guximtar Boçi ishte një prej gjyqtarëve të vlerësuar profesionalisht nga KLD./bw

















