Foto/ Ish-Miss Albania kërcënohet nga vëllai i modeles tropojane, pas fotove nudo

Një dyshe vajzash shqiptare nudo në të njëjtin krevat vijnë si déjà vu e fotove të Melania Trump dhe modeles suedeze, Emma Erikson, me anë të pozave artistike të realizuara nga i njëjti fotograf i famshëm, Ale de Basseville. Egla Harxhi, “Miss Albania 2007”, është një nga personazhet e këtyre fotove provokuese, ku pozon me moshataren e saj 25- vjeçare, një vajzë të panjohur nga Tropoja, për të provuar lirinë femërore të tejskajshme në setin e titulluar “Fighting from freedom“.

Fotot e destinuara për t’u botuar në revista luksi e ekspozita në disa qytete të Europës, sjellin filozofinë e lirisë së femrave mes tyre, ndërkohë që meshkujt vetëm mund t’i vëshgojnë së largu. Por sapo stafi që menaxhon në Francë karrierën si modele të Eglës vendosi t’i botonte në një revistë arti në Shqipëri, me dëshirën dhe lejen e vajzës që quhet Dea, Egla tregon se mori kërcënime nga vëllai i saj. Bashkë me fotot ekskluzive që u bënë mollë sherri e vërtetë, ku Dea pozon si “personazh real nga jeta”, Egla rrëfen për gazetën “Panorama” peripecitë në Shqipëri për botimin e fotove me vajzën, që u komentua si imazhi përfaqësues i këtij revolucioni të femrës shqiptare.

Ajo ka rrëfyer se Vëllai i Deas reagoi në një mënyrë agresive, duke kërcënuar se do e vriste dhe duke e mbyllur në shtëpi të motrën. Kërcënime mori po ashtu ajo familja e saj. “Kontaktova shumë njerëz për t’i dalë në mbrojtje, por të gjithë kishin frikë të bënin çfarëdolloj hapi, duke thënë: Po shiko, kjo mund të përfundojë në tragjedi, ti e di si janë këto gjëra në Shqipëri, këtu femrat vriten për hiç gjë e jo më për foto provokuese, mirë është që fotot t’i fshini (popull frikacak e i trembu…)”. Ish- Missi tregon se askush nuk u doli në mbrojtje, dhe i vetmi person që mori përsipër të ndihmonte Dean ishte nëna e saj.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.