Foto/ Gruaja me 208 mjete në emër të saj, burri shqiptar kapet me marijuanë
E Diel 25 Dhjetor 2016, 16:04
Dritare.net
Pas ndalimit nga karabinierët në Torino ndërsa shqiptari 28 vjeç po drejtonte një Ford Focus Së, ata vërejtën nervozitet te ai. Nga verifikimi paraprak rezultoi se makina i përkiste bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu kishte në emër të saj edhe 208 automjete të tjera. Më pas policia italiane nisur nga dyshimet nisi një kontroll të imët në automjet, ku zbuloi 54 kg marijuanë, të cilën e kishte fshehur në pjesë e bagazhit.
