Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Foto/ Fantazëm në liqenin e Fushë-Studnës në Librazhd. Ja fotoja që alarmoi turistin!

Foto/ Fantazëm në liqenin e Fushë-Studnës në Librazhd.
Një objekt i çuditshëm është kapur nga aparati fotografik i një turisti në liqenin e Fushë Studnës në zonën e Steblevës të Librazhdit.

Ka dashur të arkivojë bukuritë e jashtëzakonshme të liqenit, por kur është kthyer në shtëpi dhe ka parë fotot, ka vënë rë se diçka nuk shkonte.

“U ktheva në shtëpi, po shikoja fotot që kisha bërë me familjen tek liqeni në Fushe Studën, dhe vura re një objekt të çuditshëm, të cilin gjatë shkrepjes së foto nuk e pashë. E zmadhova foton dhe u tmërrova, dukej si fantazmat nëpër filmat e hollywood-it.” ka thënë vizitori.

sbotah

Legjendat për liqenin e Fushë Studnës nuk mungojnë, një prej tyrë është që ai ruan një ekuilibër gjinor në jetët e njerëzve që merr.