Foto/ Bëhuni gati. Pranvera po vjen!

Fjalët e Miranda Priestly tek “Djalli vishet me Prada”, me siguri ju tingëllojnë në vesh çdo pranverë: “Nuk kalon asnjë vit, pa veshje me motive lulesh, në sfilitat më me emër”. Sharmi pranveror i veshjeve me motive lulesh, nuk është kurrë jashtë mode.

[cycloneslider id=”fustanet-me-lule”]

 

Dhe ky sezon nuk bën përjashtim. Veshjet me motive lulesh, ishin tema e sfilatave të firmave të njohura si Erdem, Vetements dhe Gucci. Visheni fustanin tuaj me lule, pastaj hidhni sipër një triko të gjatë e të lirshme. Kombinojeni një fustan me gjatësi mesatare, me një palë çizme tek kyçi i këmbës, për të pasur një stil modern. Por mos harroni, modelet e fustaneve të gjata deri në fund të këmbëve, kombinojnë shumë mirë me çizme mbi gju dhe xhaketa lëkure.

Investoni tani dhe gëzojini frytet e veshjeve me lule, këtë sezon dhe të tjerat që do të pasojnë./dritare.net/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.