Na ndiqni edhe në

Arkiv

Foto/ Adrola dhe burri i saj nuk janë ndarë? Ja çfarë po ndodh mes tyre!

Foto/ Adrola dhe burri i saj nuk janë ndarë? Ja çfarë po
Adrola Dushi dhe Adis Patushi nuk i kanë konfirmuar zërat që thonë se janë ndarë. Lajmi doli pasi Adrola bashkë me të birin, Troin, u shpërngulën për të jetuar në SHBA, ku Adrola ka mamanë.

Asokohe, Adisi tha se ishte thjesht çështje kohe sa të bënte dokumentet dhe të bashkohej me familjen. Por më pas, asnjëri nuk tha asgjë lidhur me bashkimin familjar.

Sido që të shkojnë gjërat mes tyre, në evente familjare ata janë bashkë me Troin e vogël dhe duken të qeshur e të lumtur. Adisi, Adrola dhe Troi ishin të ftuar në dasmën e një prej të afërmve të Adisit, ku festuan bashkë, siç duket nga këto foto të publikuara në Instagram nga një kushërirë e tij.

Sido që të jenë gjërat mes tyre, Adrola dhe Adisi duket që mbajnë një marrëdhënie të afërt, duke ndjekur ngjarjet familjare dhe mbi të gjitha, janë të dy shumë të dhënë pas vogëlushit të tyre Troi, siç duket edhe nga komentet e Adrolës në fotot e Troit që poston Adisi. "Mbret", ka komentuar Adrola në një prej fotove.