Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flori Mumajesi rrëmben çmimin e parë, ja lista e plotë e fituesve në “Kënga Magjike”!

Flori Mumajesi rrëmben çmimin e parë, ja lista e plotë e
Këngëtari dhe kantautori, Flori Mumajesi fitoi çmimin e parë në “Kënga Magjike”. Kënga “Plas” e Florit jo vetëm që rrëmbeu çmimin e parë në këtë festival, por rrëmbeu edhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Pas Florit, çmimin e dytë e fitoi Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën, “Zemra Rratatata’, e të tretin, Fifi me Mc Kresha, me këngën “Psikopatia ime”.

Më poshtë keni edhe listën e plotë të fituesve të “Kënga Magjike”!

Vokali më i bukur femëror – Venera Lumani

Grupi më i mirë – Revolt Klan

Çmimi i Televizionit Klan – Klajdi Haruni

Çmimi për artistin/en më të mirë – Uendi Mancaku

Çmimi ‘Çesk Zadeja’ – Erik Lloshi

Çmimi stil – Rovena Dilo dhe Onati

Dueti më i mirë – Flori Nazifi dhe Inis Neziri

Më të votuarit në ueb-faqe – Fifi dhe MC Kresha

Çmimi Euro Trend – Manuel Moscati dhe Matteo Becucci

Çmimi i produksionit Jon Music – Kejsi Tola

Çmimi i kritikës – Rozana Radi

Vokali më i mirë mashkullor – Mentor Haziri

Çmimi ‘Magjia e parë’ – Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama

Çmimi i RTV21 – Ardit Çuni dhe Daniela Toçi

Çmimi ‘Best to invest’ – Krusita

Çmimi EtnoTrend – Artiola Toska dhe Bruno

Performanca më e mirë – Ronela Hajati

Çmimi i Interpretimit – Era Rusi

Çmimi për Baladën më të mirë – Flori Mumajesi

Kënga hit – Aurela Gaçe dhe Eli Fara./K.C/dritare.net