Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Filmimet përgënjeshtrojnë deklaratat e katër anëtarëve të celulës së ISIS në Shkodër

Filmimet përgënjeshtrojnë deklaratat e katër
Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë përgënjeshtruar deklaratat e katër anëtarëve të celulës së ISIS që u godit në Shkodër.

Bekim Protopa, Medat Hasani, Ergys Faslia dhe Xhezair Fishti kanë mohuar njohjet me 18 të arrestuarit në Kosovë.

Por, burime të Prokurorisë bëjnë të ditur për “Tv Klan” se disponojnë pamje filmike të një takimi që ata kanë zhvilluar në një xhami në Prishtinë me grupin e Kosovës.

Filmimet janë bërë nga axhentët e antiterrorit që kanë pasur në mbikëqyrje të dyshuarit për bashkëpunim me Shtetin Islamik. Kjo xhami sipas prokurorëve është një nga më problematiket në Kosovë, pasi frekuentohet nga besimtarë radikalë.

Për takimit ka të dhëna edhe për atë çfarë është diskutuar, pasi ka përgjime telefonike dhe ambientale.

Pikërisht në këtë takim është përcaktuar dhe roli i gjithsecilit në sulmin ndaj kombëtares së Izraelit dhe tifozëve të saj gjatë ndeshjes në Kosovë.