
Festivali i 58-të në RTSH/ Zbulohet çifti që do të shkojë në Eurovizion!
Dritare.net

Asnjë nuk ka dyshim për këtë, duke ditur se është Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, dyshja që do ta realizojë.
Kjo dyshe jo vetëm bën punë të shkëlqyera së bashku por edhe i bën të gjithë të flasin, siç po ndodh edhe me emrat e këngëtarëve pjesëmarrës, listë që po qarkullon nga dje në media.
Dritare.net zbulon listën e plotë. Ja cilët do të jenë këngëtarët e Festivalit të 58-të RTSH-së.
1.Olta Boka
2.Bojken Lako
3.Kamela Islamaj
4.Genc Tukiçi dhe e bija Nadia Tukiçi
5.Gena
6.Uendi Mancaku
7.Devis Xherahu
8.Robert Berisha
9.Era Rusi
10.Sara Bajraktari
11.Kastro Zizo
12.Tiri Gjoci
13.Kanita
14.Aldo Bardhi
15.Eli Fara dhe Stresi
16.Valon Shehu
17.Arilena Ara
18.Renis Gjoka
19.Elvana Gjata
20.Albërije Hadërgjonaj
Por nga dje qarkullojnë edhe emrat e fituesve. Dritare.net ka mësuar nga burime brenda RTSH-së, që emrat e dalë në media, kanë më pak shanse sesa ka një çift kompozitor dhe këngëtare, t’i afrohet çmimit të madh dhe njëkohësisht edhe Eurovizionit.
Kënga ka një tekst të mrekullueshëm, muzikën e një mjeshtri dhe bashkë me zërin e mrekullueshëm të Albëries, bëjnë qershinë mbi tortë, të një Festivali që do kthehet në ngjarje kulturore të 2019.
Mos u çudisni, kur të rrëmbejë edhe Çmimin e Madh. Dhe mos thoni, nuk ua thamë!/dritare.net

















