Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fansat e Elvana Gjatës, kanë një ankesë për moderatoren shqiptare!

Fansat e Elvana Gjatës, kanë një ankesë për moderatoren
Të gjithë këtë vit, më shumë se çdo herë tjetër janë sy e veshë, për Festivalin e 58-të në RTSH, pasi organizimi i është besuar regjisores Vera Grabocka dhe moderatores, Alketa Vejsiu.

Që pa filluar, ky festival, është shoqëruar me polemika. Në media emrat e fituesve janë shpallur ende pa nisur gara.  Por le të kthehemi te konkurrentët. Këtë vit, pjesëmarrëse do të jetë edhe Elvana Gjata.

Të gjithë janë kuriozë për këngën që do të sjellë, një këngëtare që për gjithë vitet e saj në skenë, ka korrur vetëm sukses. Kuriozitetin akoma më shumë na e ka shtuar, moderatorja Julka Gramo.

Ajo ka postuar një video në instagram, ku djali i saj shijon këngën e papublikuar “Me tana”. Fansat e Elvanës, me të drejtë janë bërë xhelozë, pasi me padurim presin projektin e këngëtares së tyre të preferuar.

Nëse nuk e dini, bashkëshorti i Julkës, Andi, është menaxheri i Elvanës, ndaj familja ka ekskluzivitetin për ta dëgjuar të parët këngën.

Të gjitha këngët pjesëmarrëse të festivalit, do të publikohen sot në orën 18:00./L.F-dritare.net