Familja mbretërore/ Të gjitha detajet nga pagëzimi i Princit Luis
Dritare.net
Familja mbretërore dhe të afërmit e ngushtë të Kate do të mblidhen në Chapel Royal e Pallatit St James në Londër. Kate njoftoi se pas lindjes, do të qëndronte për disa muaj larg angazhimeve zyrtare dhe kështu ndodhi. Me përjashtim të festave zyrtare. Pagëzimi do të bëhet nga kryepeshkopi i Canterbury-t, Rev. Justin Welb, është ai që celebron të gjitha ngjarjet fetare të familjes mbretërore.
Detaje të tjera të ceremonisë janë të njohura: ekziston një ritual i konsoliduar, në çështjen e pagëzimeve, të paktën për 150 vjet. Duke filluar nga veshja pagëzuese: Louis gjithashtu do të veshë të njëjtën veshje të çmuar në mëndafsh dhe dantella të veshur nga vëllezërit dhe kushërinjtë. Është një kopje e përsosur e veshjes së çmuar të pagëzimit e punuar në vitin 1841 nga Mbretëresha Victoria për të parëlindurin e saj.
Uji që përdoret për të pagëzuar princin Louis vjen nga lumi Jordan në Lindjen e Mesme, atje ku Jezusi u pagëzua nga Gjon Pagëzori. V.D/Dritare. net/