
Fake News/ Si gazetari italian po vë në provë Kosovën dhe Bosnjën!
Dritare.net

Të martën, zëvendëskryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkovic përmes një postimi në Twitter, lajmëron se krimineli Ratko Mlladiç ka ndërruar jetë në Hagë.
Para disa ditësh ministrja e re e Kulturës në Kosovë po ashtu përmes Twitter-it njoftonte vdekjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Edhe Glauk Konjufca, ministër i Jashtëm i Kosovës, përmes një postimi në Twitter njoftonte se Marti Ahtisari ka vdekur.
Por të gjitha këto statuse nga emra të njohur, janë thjesht një lojë.
Pas këtyre qëndroi pedagogu i Gazetarisë dhe gazetari italian, Tommaso De Benedetti.
Ky i fundit prodhon fake news që në vitin 2011, ndërsa qëllimi i tij është te ndërgjegjësojë medien dhe gazetarët për të verifikuar burimet e tyre. Në Ballkan shumë media kanë marrë këto statuse dhe i kanë bërë fakt të kryer, pa kontaktuar me personat përkatës dhe pa verifikuar ketë informacion. Prandaj, detyra e gazetarit është të verifikojnë çdo informacion, sidomos ato që merren online, dhe në rrjete sociale, këto të fundit një makineri e vërtetë fake news-i./ I.M-Dritare.net

















