Na ndiqni edhe në

Modë

Evitoni këto modele që mos të dukeni të shëndosha

Evitoni këto modele që mos të dukeni të shëndosha
Femrat gjithmonë dëshirojnë të duken të bukura dhe më të reja në moshë nëpërmjet stilit të tyre. Por ndonjëherë me anë të stilit të veshjes që zgjedhin duken të shëndosha dhe më të vjetra. Ndaj për këtë, do t’ju japim disa këshilla si të përmirësoni stilin tuaj në mënyrë që të dukeni më në modë. Më poshtë do gjeni 6 këshillat si të mos gaboni kur zgjidhni këto stile veshjesh.

1. Bluza të hapura jua tregojnë trupin më të gjatë. Fundi i gjatë duhet të jetë mundësisht me valë të hapura.

mod 1

2. Nëse keni gjerësi mos vishni pantallona të shkurtra me bluzë të gjerë dhe me grykë të mbyllur sepse do ngjani më e madhe në moshë, por edhe e shëndoshë.

mod 2

3. Vetullat e trasha ju tregojnë më të re, por vetëm në ato raste kur janë natyrale. Nëse keni një moshë mbi 35 vjeç mos provoni t’i trashni vetullat se do rrisni më shumë moshën tuaj.

mod 3

4. Fundet e gjata, të cilat arrijnë poshtë gjurit, duhet të vishen me taka të larta dhe jo me këpucë të sheshta. (Nuk bëhet fjalë për fustanet maxi)

mod 4

5. Rroba me masë të madhe ju shtojnë në peshë. Kështu ju bëjnë të dukeni më e shëndoshë. Ndaj, vishni rroba të cilat jua tregojnë belin e hollë.

mod 5

6. Duke u veshur me stil ne mbajmë trupin në formë. Nëse jeni e shëndosh duhet të bëni kujdes me rrobat të cilat ju tregojnë çdo formë të trupit./dritare.net/

mod 6