
Eurosong 2019, stilisti i Jonida Maliqit zbulon prapaskenat me përfaqësuesen e Serbisë
E Enjte 23 Maj 2019, 23:11
Dritare.net

Nga renditja e re, Shqipëria kaloi serbinë dhe për këtë stilisti Ardi Asllani vendosi të tregojë disa detaje nga Eurosong.
"Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale", shkruan Asllani Instagram./e.k-Dritare.net

















