Ermonela Jaho vjen me një koncert në Tiranë për të mbështetur gratë me kancer të gjirit
Dritare.net
Fitimet që do të mblidhen nga ky koncert që do të mbahet me 22 tetor në orën 19:00 te salla e Katedrales Ortodokse , do të shkojnë për organizatën YËCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale fton gratë dhe vajzat shqiptare për t’iu bashkuar këtij koncerti, dhe për të dhënë kontributin e tyre.
“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit te vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë. Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse. P.s Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YËCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës ./ I.M-Dritare.net