
Ermal Mamaqi zbulon sa para ka fituar nga filmi “Dy gisht mjaltë”
E Shtunë 25 Maj 2019, 16:04
Dritare.net

“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve. Në fillim kisha frikë, nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”,- tha Ermali./K.C/dritare.net

















