
Erion Veliaj u tregon fëmijeve, puthjen e parë me Ajola Xoxën
E Hënë 30 Prill 2018, 22:10
Dritare.net

Ata e pyetën edhe për takimin e parë me Ajolën, madje edhe kur kanë shkëmbyer puthjen e parë.
“Ajolën, si fillim e kam takuar nga disa miq tanët të përbashkët. Disa shokë të mi, por edhe të Ajolës, më kishin thënë që ajo është vajzë e shkëlqyer. Unë thashë ‘kush është kjo vajzë kaq e shkëlqyer?” Pastaj e takova kur udhëtoja për Paris, ajo atëherë ishte studente atje”, – tha Veliaj.
“Puthjen e parë ia dhashë kur e takova për herë të dytë, se herën e parë…” – tha me të qeshur kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj u soll shumë lirshëm me fëmijët duke u munduar t’i përshtatej moshës së tyre në çdo përgjigje që jepte. V.D/Dritare.net/

















