Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Era e fortë në Tiranë, 5 të lënduar përfunduan në spital

Era e fortë në Tiranë, 5 të lënduar përfunduan
Pasditja e djeshme, në Tiranë, u shoqërua me një erë të fortë e cila shkuli disa pemë, rrëzoi Pemën e Krishtlindjeve dhe hodhi nga katet e larta depozitat e ujit.

Përveç dëmeve materiale, ka pasur dhe persona të lënduar. Mësohet se 5 persona kanë përfunduar në Spitalin e Traumës, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë kthyer në shtëpi.

Era e djeshme kishte një shpejtësi prej 77 km/h./E.B-dritare.net