Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emrat/ Kush ishin deputetët e Kosovës që votuan Gjykatën Speciale që thirri Haradinajn

Emrat/ Kush ishin deputetët e Kosovës që votuan Gjykatën
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë ditën e sotme dorëheqje nga posti, pasi është thirrur nga Gjykata Speciale me seli në Hagë për intervistin.

Gjykata Speciale, është krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës, me 3 gusht 2015, ndërsa partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë kundër kësaj gjykate.

Pas një seance maratonike që nga mëngjesi, pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.

Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, e prezantoi para deputetëve kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kundër themelimit të Gjykatës Speciale ishin tre partitë politike, aso kohe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.

Më poshtë lista me emrat e plotë të deputetëve që votuan pro Gjykatës Speciale./ I.M-Dritare.net