Na ndiqni edhe në

Emisionet

Pse nuk e pranoi Metën, Norvegjia në vizitën zyrtare!

Pse nuk e pranoi Metën, Norvegjia në vizitën zyrtare!

Bujar Zhuri, një nga investitorët shqiptarë më të suksesshëm në Norvegji prej 30 vitesh në DritareTV, tregoi se pse Norvegjia e ka refuzuar vizitën e Ilir Metës, kur ka qenë kryetar Kuvendi.

“Shumë kompani të huaja që vijnë në Shqipëri kur atyre u kërkohet para ato raportojnë menjëherë në ambasadat e tyre. Japin një informacion të plotë për politikanin që u kërkoi ryshfet. Të huajt jo vetëm që raportojnë, ata edhe të buzëqeshin edhe ta aprovojnë me kokë, por në fund në mendjen e tyre është diçka tjetër, jo ajo që ti sheh në fasadë. Unë punoj prej shumë vitesh me të huaj edhe e njoh psikologjinë e tyre. Është fatkeqësi e madhe që politikanët shqiptarë nuk e kuptojnë si funksionojnë të huajt.

Ish-ambasadori i Danimarkës tha njëherë kur ishim ulur në kafe: “Ne ia dimë dhëmbë e dhëmballë të gjithë klasës politike shqiptare".

Kudo që shkojnë lënë gjurmë të cilat lexohen jo vetëm nga institucionet shqiptare, por edhe të huajt. Një politikan që ka marrë një ryshfet nga një narkotrafikant, kur ai futet në burg në Gjermani, apo Angli, tregon edhe të gjitha ruhen në dosje. Pavarësisht se këto vende nuk kanë akses për të vepruar, por ata kanë informacion të plotë për këdo. Kur zoti Meta ishte kryetar parlamenti ai shkoi të vizitojë tri vende skandinave; Suedi, Norvegji dhe Danimarkë.

Norvegjia nuk e pranoi të vinte si kryetar parlamenti. Në përgjigje që ambasadori norvegjez kishte marrë nga zyra e presidentit të Parlamentit ishte: “Nuk kemi kohë të presim një mafioz.” Kjo më shokoi.

Klasa politike shqiptare duhet ta kuptojë shumë mirë që të huajt na survejojnë me lupë. Në Norvegji po të bësh një transfertë bankare qoftë edhe 1 mijë euro, ti je i regjistruar në sistem”, u shpreh zoti Zhuri./M.K-dritare.net