Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Investitori: Meta ia dha tokën shqiptare të burgosurit përjetë në Bangladesh

Investitori: Meta ia dha tokën shqiptare të burgosurit


Biznesmeni Bujar Zhuri tregoi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv një tjetër marrëveshje të firmosur në dëm të Shqipërisë nga një ministër i Ilir Metës. Sipas Zhurit, ministri Panariti ia dha projektin për ndërtimin e një ferme bujqësore në Topojë të Fierit, një biznesmenit nga Bangladeshi që erdhi në Shqipëri për të pastruar para dhe sot vuan burgim përjetë. Toka që ai mori për 99 vjet ka 10 vjet në proces gjyqësor pasi duan t'i marrin Shqipërisë 1 milionë euro dëmshpërblim sepse projekti nuk u bë.

“Zoti Meta ka qenë strumbullari i prishjes së një tjetër projekti të mirë në Shqipëri. Bëhet fjalë për 1140 hektarë tokë në Topojë të Fierit që do ktheheshin në fermë bujqësore nga një kompani norvegjeze. Kjo sipërfaqe iu mohua njërës nga dhjetë familjeve më të pasura norvegjeze edhe iu dha një bangladeshasi Mohammad Obaidul Karim, i cili erdhi për të pastruar para në Shqipëri. Bëhet fjalë për rreth 700 mijë euro që janë të zhdukura nga llogaria bankare e kompanisë AgriProduct. Obaidul Karim, edhe Ministria e Bujqësisë në të cilën Meta kishte zotin Panariti ministër, orientoi që këtë projekt do ta merrte bangladeshasi, ndërsa toka që ai mori për 99 vjet ka 10 vjet në proces gjyqësor. Sepse pasi Mohammad Obaidul Karim u tërhoq nga kompania, projekti kaloi në disa duar dhe sekserët e mëvonshëm hodhën në gjyq shtetin shqiptar për t’i marrë 1 milionë euro. Një fakt interesant është se ai ka marrë lejeqëndrimi për 62 orë në Shqipëri dhe tani ka nënshtetësi shqiptare. Mohammad Obaidul Karim u arrestua pas tërheqjes nga kompania edhe u dënua me burgim të përjetshëm. Kjo është një dosje më vete që duhet hetuar patjetër nga SPAK-u.”, tha Zhuri në DritareTv./K.C/dritare.net