
Investitori: Pse u ndryshua kontrata e TAP dhe kush i mori 13 milionë euro!
Dritare.net
Investitori shqiptar në Norvegji Bujar Zhuri i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tregon të pathënat e projektit të TAP-it në Shqipëri dhe përfshirjen e zotit Meta që atëherë ishte ministër i Ekonomisë. Zoti Zhuri thotë se dosja e radhës që duhet të hetojë SPAK-u është projekti i TAP-it i cili fsheh afera të mëdha korruptive, që nga vonesa e nënshkrimit të kontratës e diktuar nga agjenturat iraniane, te dhurata prej 13 milionë eurosh nga TAP për politikanët që firmosën marrëveshjen. Këto informacione thotë zoti Zhuri, m'i ka treguar ish-drejtori i parë i projektit TAP në Shqipëri.
"Projekti TAP ka qenë fillimisht 100% norvegjez. Drejtori i projektit TAP atëherë ka qenë një komshiu im në Norvegji. Ai e shoqëroi projektin deri në firmosjen e kontratës me shtetin shqiptar edhe pse ajo u vonua për 11 muaj. Pse u vonua duhet pyetur Berisha dhe Meta. Në këtë kohë Meta sa ishte bërë ministër i Ekonomisë edhe Energjetikes. Sipas informacioneve që me ka dhënë ish-drejtori kompanisë, ishte një vonesë e diktuar nga agjenturat e Iranit, të cilat i kërkonin politikanëve shqiptarë që leja e ndërtimit të projektit TAP në territorin e Shqipërisë të kalonte me një klauzolë ku mund të lidhej tubacioni i gazit në fushat Shah Deniz të Azerbajxhan me atë të Iranit për të sjellë gaz iranian në këto tubacioni drejt BE-së. Ishte një ndërhyrje që SHBA-të u shqetësuan shume dhe shërbimet inteligjenti amerikane erdhën në Shqipëri edhe kërkuan që të dinë se cili është ai që vendos për gjeopolitikën amerikane në lidhje me këtë projekt. Pastaj nga një presion i madh i shërbimeve të CIA-a u nënshkrua marrëveshja, edhe zoti Meta u largua. Dikujt nga politikanët shqiptarë i kanë ofruar 2.5 miliardë dollarë dhuratë edhe 25% të aksioneve të gazit iranian nëse kjo do të arrihej. I takon SPAK-ut dhe shërbimeve inteligjente shqiptare për të zbuluar sa ka qenë e vërtetë. Unë jam shokuar kur e kam dëgjuar ish-drejtorin të flasë për vonesën e projektit TAP në Shqipëri si rezultat u kësaj aferë. Fatkeqësia më e madhe ështe se pas largimit të Metës nga Ministria e Financave u vendos të drejtojë projektin TAP Dorjan Duçka, kushëriri i Metës që ishte zëvendësministër. Duhet hapur një dosje për të parë se përse u nënshkrua kjo marrëveshje edhe nëse ka një dhuratë prej 13 milionë eurosh nga TAP-i në llogari të ndonjë politikani apo administratori që ka nënshkruar. Ato para janë marrë si rezultat i kësaj kontrate. Është një dhuratë për të mos paguar ndër vite. Norvegjezët u tërhoqën totalisht nga projekti sepse nuk kishin interes të merreshin me transportin e gazit edhe pse ishin prodhues të gazit në fushat e Shah Deniz në Azerbajxhan. SPAK-u duhet të gërmojë thellë për të parë nëse ka aferë korruptive te kjo kontratë. Unë dyshoj se ka diçka, por nuk më takon mua të gërmoj.”, tha zoti Zhuri në DritareTV./K.C/dritare.net

















