Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bujar Zhuri: Ilir Meta lidhje me grupet kriminale! Çfarë më tha ambasadori norvegjez!

Bujar Zhuri: Ilir Meta lidhje me grupet kriminale! Çfarë më tha

Bujar Zhuri, investitor shqiptar në Norvegji i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv zbulon dosjen që kanë amerikanët për Ilir Metën. Në atë dosje që zotit Zhuri ia tregoi ambasadori norvegjez Meta akuzohet për trafik droge, korrupsion, pastrim parash, lidhje me organizata kriminale ndërkombëtare.


“Unë nisa ta njoh mirë Ilir Metën para 10 vjetësh, kur mësova se përse Meta nuk udhëtonte dot në SHBA. Pyeta ambasadorin që mbulonte Shqipërinë në atë kohë, edhe ai më tha që Meta kishte një dosje të frikshme në SHBA edhe amerikanët do t’ia hapnin një ditë. Kanë kaluar 10 vjet edhe unë besoj se amerikanët qëndrojnë pas hapjes së dosjes së Metës. Në dosjen e SHBA-së Meta akuzohet për trafik droge ndërkombëtar, korrupsion, pastrim parash, lidhje me organizata kriminale ndërkombëtare etj. Kjo më tronditi, më bëri të kuptoj deri ku shkon niveli i njerëzve në politikën shqiptarë, të cilët përfshihen në këto çështje.", tha Zhuri në DritareTv./K.C/dritare.net