Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK të hapë dosjen TAP. Flet investitori në Norvegji!

SPAK të hapë dosjen TAP. Flet investitori në Norvegji!

Investitori shqiptar në Norvegji Bujar Zhuri i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tregon të pathënat e projektit të TAP-it në Shqipëri dhe përfshirjen e zotit Meta që atëherë ishte ministër i Ekonomisë. Zoti Zhuri thotë se dosja e radhës që duhet të hetojë SPAK-u është projekti i TAP-it i cili fsheh afera të mëdha korruptive, që nga vonesa e nënshkrimit të kontratës e diktuar nga agjenturat iraniane, te dhurata prej 13 milionë eurosh nga TAP për politikanët që firmosën marrëveshjen. Këto informacione thotë zoti Zhuri, m'i ka treguar ish-drejtori i parë i projektit TAP në Shqipëri.

“Projekti TAP ka qenë fillimisht 100% norvegjez. Drejtori i projektit TAP asokohe ishte norvegjez. Ai e shoqëroi projektin deri në firmosjen e kontratës me shtetin shqiptar edhe pse ajo u vonua për 11 muaj. Arsyet se përse u vonua duhet pyetur Berisha dhe Meta.
Në këtë kohë Meta sa ishte bërë ministër i Ekonomisë edhe Energjetikës, gjatë qeverisjes PD-LSI. Sipas informacioneve që më ka dhënë ish-drejtori kompanisë, ishte një vonesë e diktuar nga agjenturat e Iranit, të cilat i kërkonin politikanëve shqiptarë që leja e ndërtimit të projektit TAP në territorin e Shqipërisë të kalonte me një klauzolë ku mund të lidhej tubacioni i gazit në fushat Shah Deniz të Azerbajxhan me atë të Iranit, për të sjellë gaz iranian në këto tubacione drejt BE-së. Ishte një ndërhyrje që shqetësoi tejmase SHBA-të ndaj shërbimet inteligjente amerikane erdhën në Shqipëri dhe kërkuan që të dinë se cili është ai që vendos për gjeopolitikën amerikane në lidhje me këtë projekt.

Pastaj nga një presion i madh i shërbimeve të CIA-a u nënshkrua marrëveshja, dhe zoti Meta u largua. Dikujt prej politikanëve shqiptarë i kanë ofruar 2.5 miliardë dollarë dhuratë edhe 25% të aksioneve të gazit iranian nëse kjo marrëveshje do të arrihej. I takon SPAK-ut dhe shërbimeve inteligjente shqiptare për të zbuluar sa ka qenë e vërtetë.

Unë jam shokuar kur e kam dëgjuar ish-drejtorin e parë të flasë për këtë aferë dhe për për vonesën e projektit TAP në Shqipëri. Përveçse marrëveshja e nënshkruar ishte në dëm të Shqipërisë, e cila nuk përfitoi asgjë nga ky projekt, një tjetër fatkeqësi është se pas largimit të Ilir Metës nga Ministria e Financave u vendos që projektin TAP ta drejtonte Dorjan Duçka, kushëriri i Metës që ishte zëvendësministër. Kjo lë shumë vend për dyshime, sepse ai është marrë vetëm me veprimtarinë e TAP. Duhet hapur një hetim për të parë se përse u nënshkrua kjo marrëveshje edhe nëse ka një dhuratë prej 13 milionë eurosh nga TAP-i në llogari të ndonjë politikani apo administratori që ka nënshkruar.

Ato para janë marrë si rezultat i kësaj kontrate. Është bërë një dhuratë privatisht për të mos paguar ndër vite Shqipërinë. Norvegjezët u tërhoqën totalisht nga projekti TAP sepse nuk kishin interes të merreshin me transportin e gazit edhe pse ishin prodhues të gazit në fushat e Shah Denizit në Azerbajxhan. SPAK-u duhet të gërmojë thellë për të parë nëse ka aferë korruptive te kjo kontratë. Unë dyshoj se ka diçka, por nuk më takon mua të gërmoj.
Është e qartë që cilido që merr një shërbim nga një vend i caktuar edhe nëse shtron vetëm një kabull, duhet të paguajë një tarifë. Janë para që i takojnë qytetarëve të atij vendi. Kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë.

Dosja e TAP është një dosje që duhet të hetohet nga SPAK, që në fillimet e saj. Pse pati vonesa dhe më kryesorja a kanë ndikuar shërbimet iraniane dhe a kanë korruptuar politikanë shqiptarë për interesat e tyre apo jo?! SHBA-të nuk e vunë kot alarmin për këtë marrëveshje sepse politikanë të caktuar luajtën me fatet dhe gjeopolitikën botërore. Sepse nuk po flasim vetëm për politikën shqiptare, por për gjeopolitikën dhe marrëdhënien me partnerët më të mëdhenj të Shqipërisë, që janë SHBA-të”, u shpreh Zhuri në Dritare TV./L.F-dritare.net