Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Eliona Pitarka: Duhet të punosh fort vetë për të fituar para, jo në rrugë të thjeshta

Eliona Pitarka: Duhet të punosh fort vetë për të fituar
Modelja dhe aktorja seksi e spektaklit të humorit “Apartamenti 2 XL”, Eliona Pitarka, pak para fillimit të sezonit të ri televiziv, ka shpërthyer me një status në rrjetet sociale, ku ka folur hapur për nivelin e saj të jetesës. Komenteve të tipit: “Pse hiqesh sikur bën jetë luksoze?!”, ajo u është përgjigjur se nuk shtiret aspak sepse, fatkeqësisht, nuk ka të dashur me X6 që ta shëtisë nëpër Tiranë dhe se s’ka qenë kurrë për pushime në Dubai, dy tregues sipas saj që do ta kategorizonin si pasaniken e metropolit. Për jetën që bën dhe mënyrat si e kërkon dashurinë, karrierën dhe paranë, ajo rrëfehet në këtë intervistë ndryshe për gazetën “Panorama”…

Një status i fundit në Facebook bëri shumë bujë, pasi shpreheshe se fatkeqësisht nuk ke një të dashur me X6 që të të shëtisë nëpër Tiranë. Çfarë të nxiti të zbulosh kaq hapur nivelin tënd të jetesës?

Absolutisht në asnjë moment nuk jam shtirur duke u hequr sikur bëj një jetë ndryshe nga ajo që bëj realisht, dhe pikërisht komente të tipit “sillesh ndryshe nga çfarë je në të vërtetë” më nxitën të bëja këtë sqarim. E vërteta është se ke qenë ndër vajzat më të komentuara të kësaj vere nisur nga fotot e pushimeve. Si arrite të rrëmbesh kaq shumë vëmendje nga bregu i detit? Unë jam një modele dhe për rrjedhojë fotot janë më të goditura. Po ashtu, kujdesi ndaj vetes dhe, sidomos trupit, kanë bërë të tërhiqet vëmendja besoj.

Si aktore humori e “Apartamenti 2XL” çfarë komentesh merr nga ata që të ndjekin në ekran apo rrjetet sociale?

Kam pasur një mbështetje të madhe dhe për këtë u jam shumë mirënjohëse.

Jashtë ekranit njihesh për batutat apo më shumë për bisedat serioze, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë?

Besoj se jam diçka e mesme, domethënë “funny”, por dhe e pjekur dhe serioze në momente të caktuara.

Si e ndien ti peshën e të cilësuarit “vajza seksi” e spektaklit? Të ndodh ndonjëherë gjatë provave të shohësh aktorët tek fiksohen pas formave të tua?

Absolutisht jo. Ata janë të gjithë profesionistë, dhe çdo gjë është pjesë e shfaqjes.

Kush janë aktorët brenda stafit me të cilët ke krijuar vërtet miqësi?

Me të gjithë pa përjashtim kam miqësi. Ashtu siç më kanë pritur mirë dhe mbështetur që në fillim, këtë vazhdojnë ta bëjnë ende me mua.

Si frymëzohesh për rolet brenda show­t? Ke modele të showbizz­it shqiptar që i ke si pika referimi për t’i imituar?

Jo, s’do thosha që kam ndonjë personazh konkret si imazh frymëzues. Unë frymëzohem nga e përditshmja.

Midis artistit dhe politikanit, cilin do të zgjidhje si partner?

Absolutisht artistin, sepse midis dy personave që merren me art, çdo gjë është më e kuptueshme.

Sa rëndësi ka paraja për ty?

Për para punojnë të gjithë. Unë mendoj që e rëndësishme është të punosh fort vetë për të fituar, jo në rrugë të thjeshta.

Ke një ëndërr të madhe në sirtar?

Nuk kam ëndrra në sirtar. Kam vetëm dëshira që me punë dhe vullnet arrihen.

Kulmi i joshjes seksuale për ty çfarë është, po kulmi i ndjeshmërisë shpirtërore, pra rënies në dashuri?

You know what’s sexy? A real conversation. Kjo shprehje vlen për të dyja pyetjet.

Si do të të shohim këtë sezon në “Apartamenti 2XL”, role të reja apo ndryshime në look?

Këtë gjë kam dëshirë ta lëmë surprizë për publikun./panorama