Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekskluzive: Shukri Xhelili, prapaskenat sesi arriti deri në krye të Bashkisë të Peshkopisë.

Ekskluzive: Shukri Xhelili, prapaskenat sesi arriti deri në krye të
Gjate takimit të Gjiknurit në Peshkopi para disa ditësh, Hysen Uka dhe disa socialistë janë penguar të marrin pjesë në tubim nga policia bashkiake.

Pasi kanë telefonuar Gramoz Ruçin, dhe ai nga ana e tij ka marrë Gjiknurin, ky i fundit i ka kërkuar deputetit Ulsi Manja ti fusë brenda edhe ata që janë jashtë. Por Manja ka thënë se "ata janë njerëzit e Blushit dhe kanë ardhur të na prishin takimin".

Kjo është situata aktuale në PS-në e Dibrës, të shokuar nga skandali Xhelili. Tani që bomba plasi në dorë, njerëzit që e kundërshtuan kandidaturën e Shukri Xhelilit, kanë filluar të rishfaqin rezervat e tyre të asaj kohe. Por si u zgjodh Shukri Xhelili?

Ngjitja e Shukri Xhelilit filloi me shmangien e konkurentit të tij brenda partisë, Hysen Uka. Kjo edhe me ndihmën e të plotfuqishmit të zonës për PS, deputetit Ulsi Manja. Hyseni nuk u lejua të merrte pjesë në fushatën parazgjedhore dhe u kërcënuan organizatat e PS që të mos i jepnin mbështetje. Kërkesës së njerëzve që mbështesnin Hysenin si kandidat, ju jepej përgjigja se ai është larguar nga PS dhe do vendosë kandidaturen si i pavarur.

Pasi fitoi ndaj rivalit të tij në parti, Xhelili kishte përballë të djathtën, e cila kishte fituar historikisht në Peshkopi. Dhe këty e ndihmoi asi nën mëngë: përçarja e kundërshtarit.

Shukri Xhelili në Dibër ka fituar me më pak se 50% të votave (48.10). Në fitore, përveç serbatorit të votave të PS-së, atë e ndihmoi fraksionimi i sponsorizuar nga ai i të djathtës.

I pari është Dik Spata, një ish militant i Partisë Demokratike, i cili njihet për historikun e kërcënimeve me armë ndaj anëtarëve të PS në zgjedhjet e kaluara. Ai kandidoi për kryetar bashkie nën siglën e PBDNJ dhe mori 550 vota, kryesisht në Blliçe që më parë ishte 90% me PD. Spata sot është Administrator i kësaj njësie administrative, me firmë të Xhelilit.

Kandidati i dyte nga radhët e PD, Ilir Bulku, është një biznesmen që kandidoi si i pavarur. Bulku mori 702 vota, kryesisht në Maqellarë. Përt këtë u shpërblye me tenderin e një ure mbi Drin, në fshatin Fushë Alie, i cili do të lidhë Peshkopinë me Lurën. Që ura të hyjë në funksion, duhet të ndërtohet edhe një rrugë krejtësisht e re së paku 3-4 km, dhe të asfaltohen edhe rreth 25 km rrugë deri në qendër të Lurës. Çka do të thotë se investimi për urën është i parakohshëm. Ura, me këto ritme, duhet edhe 10 vjet t'u hyjë në punë banorëve.

Personi i tretë që e ndihmoi Xhelilin ishte Zaim Korsi, një biznesmen, të cilit iu premtuan tendera pas fushatës. Ai mori në Dibër 373 vota. Korsi ende nuk figuron në listën e tenderave.

Këto ishin katër faktorët që i dhanë jo më larg se një vit përpara Shukri Xhelilit fitoren në Peshkopi. Fitore që i rezultoi si e Pirros. Pasi tashmë jo vetëm që Shukriu humbi bashkinë, por ka dëmtuar rëndë imazhin e Partisë Socialiste në një rreth konservator si Dibra, me zgjedhjet e përgjithëshme që janë në prag./dritare.net