
Eduart Ndocaj në Dance With Me: Ja çfarë më tha gruaja para se të pranoja ofertën!
E Hënë 23 Shtator 2019, 22:10
Dritare.net

Ndër konkurentët që do ta provojë veten këtë herë në kërcim është edhe, ish-deputeti kaubojs, Eduart Ndocaj.
Por para se të firmoste kontratën me DËM, Ndocaj ka marrë edhe një paralajmërim nga bashkëshortja e tij.
Sapo ka mbaruar kërcimin e parë me Kejvinën, Eduarti, i pyetur nga Gent Zenalaj se ç'i kishte thënë bashkëshortja para se të pranonte ftesën në DËM, u mendua pak dhe tha: "Kur jam nisur për në Parlament, s'ma ka pasur merakun, por këtë herë më porositi "shiko, por mos provoko", - tha ai./ I.M-Dritare.net

















