
Në rubrikën “Komenti i Ditës” në DritareTv gauzetari Dritan Hila bëri një analizë të luftës së Rusisë në Ukrainë. Hila thotë se kjo luftë po kthehet në një luftë të harruar. Rusët thotë Hila nuk kanë ndërmend të bëjnë armëpushim. Sipas Hilës lufta po sofistikohet, nga të dyja palët, po më shumë nga rusët që po shtojnë armatime të tjera dhe një shtim i forcave ushtarake në terrenin e luftës.
“Lufta në Ukrainë po kthehet në një luftë të harruar. Njerëzit pasi kaluan dimrin mendonin që do kishin një shtrëngese të madhe për shkak të gazit rus dhe në fakt vendet e Evropës e ndien shume. Por për fat neve jo. Vende të varura nga gazi rus, si Italia dhe Gjermania e ndiejnë akoma. Por tani me ardhjen e pranverës, rishtazi po harrohet lufta dhe gjithë frika është që do kthehet në një luftë të harruar, me intensitet të ulët, ose një luftë si ajo e Koresë, ku dy vendet Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut po rrinë në një paqe të armatosur, më tepër si një armëpushim. Kjo duket e largët sepse vetë Putin, nëpërmjet zëdhënësit të tij ka deklaruar që nuk shohin ndonjë arsye përse te ulën në tryezën e bisedimeve të paqes, lufta do të vazhdojë gjatë. Kjo tregon që rusët kanë objektiva të tjera, pra të vazhdojnë pushtimin e territoreve. Në fillim patën pushtimin e territoreve të rëndësishme, që më vonë i lëshuan. Tani rusët po luftojnë për Bakhmutin, i cili është një qytet që nuk ia vlen në ketë luftë kaq gjigante, ku me muaj të tërë, rusët dhe ukrainasit po masakrohen si në një makinë mishi. Ofensiva ukrainase e shtatorit u mori shumë territore rusëve. Ndërkohë rusët shpallën mobilizim tjetër, ku mobilizuan 500 mijë ushtarë. Më vonë u mobilizuan 300 mijë të tjerë që janë nëpër kazerma. Kemi edhe një thirrje të 150 mije ushtarëve të tjerë, të cilët shtabi i përgjithshëm rus dhe vetë Putini kanë thënë që nuk do te përdoren në vijën e frontit, por janë thjesht njerëz që u ka ardhur koha për të kryer shërbimin ushtarak. Ajo që vihet re është një sofistikim i kësaj lufte. Rusët mesa duket e kane shpenzuar gjithë armatimin e periudhës sovjetike dhe kanë futur në lojë sistemet e reja. Kanë filluar të përdorin predha të komanduara, dronë kinezë, që janë më të avancuar se ata iranianë dhe tanket e tyre janë më të sofistikuara. Duhet thënë që ruset kanë fituar eksperiencë në këtë luftë. Rusët po afrojnë në vijën e frontit edhe trupat e aviotransportueshme, këto janë trupat elite të ushtrisë ruse, brigadat parashutiste. Janë të krahasueshme me marinsat amerikanë, të mirë pajisu, të mirestërvitur, apo mirëtrajnuar. Janë parë në disa fronte lufte.
Në frontin ukrainas nuk kemi ndonjë zhvillim te rëndësishëm. Sepse Ukraina nuk është ne gjendje të hedhë në frontin e luftës masë njerëzore. Perëndimi po i jep armatime te fjalës së parafundit, tanket leopard, tanket A2. Vërtetë janë tanket e fundit që prodhon Gjermania, por nuk janë të pajisur me gjithë teknologjinë që përfshin ky tank. Por gjithsesi duhet thënë që një tank pa mbështetjen e këmbësorisë, artilerisë dhe të aviacionit është një bunker vetëlëvizës që mund të shkatërrohet nga helikopterët aligatorë. Kemi parë një stërvitje, dhënie të avionëve luftarakë nga Polonia. Mirëpo problemi është njerëzit. Sepse këto armë nuk shkrepen vetë, duhet t’i shkrepë dikush mbrapa tyre ose brenda tyre. Vërtet Perëndimi ka çuar edhe transportuesit e blinduar, Bradley 1, 2-shi është modern, e ka ushtria amerikane tani, por edhe ai nuk është i keq. Ka qenë i suksesshëm në luftën e Irakut. Jo vetëm si transportues trupash, është shumë i suksesshëm edhe si antitank, makineri e blinduar antitanku. Por të gjitha këto kanë të bëjnë me çështjen e personelit. Për çdo ushtar që hedh Ukraina në luftë, Rusia hedh katër. Në Bakhmut situata është e tensionuar. Një ushtar tha dje që arritën 52 dhe tani janë vetëm 8 vetë për te luftuar. Është një situatë e vështirë thoshte, sepse ka pasur dhe raste për mosbindje në rastet kur oficerët i detyronin ushtarët të hidheshin në sulme që ata i cilësonin si vetëvrasëse. Këto janë të dhëna me kursim nga shtypi perëndimor, të cilët përpiqen te ruajnë një lloj optimizmi. Por nuk është e vështirë të kuptohet rënia e Bakhmutit,, është çështje ditësh. Mbas kësaj kemi një betejë për Kramatorskun, i cili është një qytet tjetër i fortifikuar, po aq sa Bakhmuti. Dhe pastaj është e vështirë për ukrainasit të bëjnë rezistencë, që rusët të mos arrijnë në qytetet e mëdha. Sepse kemi të bëjmë me fusha të pamata dhe ardhja e verës çka e bën tokën më të forte do të lejoje përdorimin e tankeve. Rusët mund të hedhin në betejë më Ukrainën deri në 2000 tanke, ndërsa ukrainasit me pak se gjysma. Gjithashtu ardhja e verës bën që sulmi rus të jetë më i lëvizshëm, sepse balta e pengon një tank të ecë me shpejtësi dhe kjo i bën një objektiv lehtësisht të qëllueshëm nga skuadrat antitank. Ky vit ka për të qenë vendimtar për luftën në Ukrainë sepse mbas një viti lufte Putini nuk ka arritur të marre as katër rajonet për te cilat ai thotë se i merren kollaj dhe që kanë bërë një referendum që do bashkohen me të. Rusët po përgatitën për lufte, por thellë-thellë komandat e tyre kanë friken e një impenjimi akoma më te madh të NATO-s dhe dihet që vetë Putini e ka pohuar duke thënë se duhet të bëjnë një luftë sa më shpejt në Ukrainë deri në momentin që nuk futet ne luftë NATO-ja se nuk e mundin dot. Mesa duket lufta e Putinit nuk ishte aq rrufe sa pritej, që ta rrëzonte Ukrainën para se NATO të mobilizonte resurset e saj dhe kemi momentin që ndoshta Rusia ka frikë se mund të diskutohet edhe çështja e Ukrainës që u mor prej tyre në 2014-ën. E gjitha mbetet një enigmë, e cila një gjysmëpërgjigje do ta marrë këtë verë. Nëse edhe kjo verë kalon në këtë vijë fronti ku jemi, atëherë mund të themi që një brez i tërë ukrainasish dhe rusësh, humben rininë e tyre në këtë luftë idiote.”, e mbylli komentin gazetari./K.C/dritare.net

















