Na ndiqni edhe në

Editorial

Rudina Xhunga: Nuk është Basha që mban Ramën në pushtet, është Berisha!

Rudina Xhunga: Nuk është Basha që mban Ramën në

Në emisionin Shqip në Dritare TV gazetarja Rudina Xhunga foli për figurën e Lulzim Bashës si një politikan ndryshe, më shumë perëndimor dhe më pak primitiv.

“Prej vitesh që kur e kam intervistuar për herë të parë Bashën, kam parë tek ai, njeriun që mund të drejtojë një PD ndryshe. Një PD jo agresive, një PD në opozitë apo në pushtet, e cila nuk të duket sikur të hyn në shtëpi. Lulzim Basha është një portret perëndimor. Po kështu edhe zgjedhjet e tij.

Po ta shikosh fotografinë e nënkryetarëve, e sekretarëve, e të rinjve që ka sjellë këto zgjedhje, janë fytyra që mbase nuk i frymëzojnë njerëzit që kërkojnë Berishën, por të frymëzojnë një lloj qetësie.

Jo qetësi ndaj pushtetit, sepse nuk është Basha që e mban Ramën në pushtet, është Berisha që e mban Ramën në pushtet. Dhe me këtë rikthim do ta mbajë gjatë”, u shpreh gazetarja Xhunga në Dritare TV./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare.net (@dritare_net)