Na ndiqni edhe në

Editorial

Më mirë rrugëve!

Më mirë rrugëve!

Nga Dritan Hila

Nga sot, Sali Berisha është i lirë të shkojë në zyrë, në Kuvend dhe natyrisht në mitingje.

Kuptohet që asgjë nuk do ndryshojë në retorikën e tij kundër qeverisë dhe drejtësisë, pasi letrat janë akoma të hapura, sikurse asgjë nuk do të ndryshojë as në marrëdhëniet e tij me publikun dhe partinë, pasi ai i kishte të gjitha kushtet që të ligjëronte dhe takonte kë të donte.

Mbase gjykata i ka marrë dorën Ramës për këtë punë e mbase ka vepruar në kokë të vet, e trembur nga presioni i vazhdueshëm që politika bën ndaj tyre, por në fund, në rrafshin politik dhe prag zgjedhor, asgjë nuk ndryshon.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Berisha, Meta dhe kallamkusur, ishin rrugëve, e megjithatë humbën. Qenia rishtas në rrugë nuk ndryshon asgjë, madje për Ramën do të jetë shumë më mirë, pasi Berisha është i rrezikshëm nëse nuk do ishte prezent. Një Berishë mungues në publik do ta drejtonte fokusin e shqiptarëve drejt qeverisjes dhe Ramës. Në liri, në rrugë, në ekrane, iu rikujton shqiptarëve veleritjen 35 vjeçare. Ligjërimet e tij do iu kujtojnë ndryshkun. Për Ramën nuk është një sfidë elektorale prania e tij në publik. Përkundrazi, i duhet në rrugë, që nesër mos të thotë se humbi ngaqë nuk e lanë të lirë./dritare.net