Na ndiqni edhe në

Editorial

Kush i fiton zgjedhjet e së dielës në Kosovë!

Kush i fiton zgjedhjet e së dielës në Kosovë!

Gazetarja Rudina Xhunga në Tregimin e Ditës foli për zgjedhjet në Kosovë që do të mbahen të dielën. Ajo tha:

“Unë nuk kam ndonjë ndikim në zgjedhjet në Kosovë, nuk votoj. Por kuptoj. Kuptoj që asnjë personazh politik nuk u ngrit dot në nivelin e Albin Kurtit. Asnjë parti në nivelin e Vetëvendosjes.
LDK-ja është një parti që ia doli shumë shpejt që të largohet nga e vjetra prej se cilës humbi shumë, ia doli të nxirrte një fytyrë të re si Lumir Abdixhiku. Një figurë e re që solli risi, vetëm një podcast. Abdixhiku është një portret i qeshur, por i ngjashëm politikisht me Lulzim Bashën, pa peshë, pa autoritet publik. Abdixhiku. prodhoi një zgjedhje të mirë për Prishtinën, një djalë fantastik si Përparimi, i cili gjithashtu nuk ia doli të krijojë gjurmën e tij. Megjithë karrierën që ka apo dhe portretin e bukur familjar. Gruaja e tij e kudondodhur, ndryshe nga gruaja e kryeministrit e cila nuk del askund. Gjithsesi kjo nuk solli asnjë plus për Përparimin e as për LDK-në. Të gjitha këto figura rë reja së bashku nuk arritën të krijojnë një magnet që tërheq njerëzit politikisht. Ata nuk marrin dot vota. Sa i përket PDK-së aty është një fatkeqësi, sepse nuk janë fizikisht drejtuesit e tyre. PDK-ja po paguan çmimin e mosmenaxhimit të lirisë. Ata jetojnë në burg, Kosova jeton javën e fundit para zgjedhjeve. Dy realitete paralele, që nuk takohen askund. Kauza e tyre, burgu, nuk sjellin vota. As LDK-ja dhe as PDK-ja nuk ia dolën të bëhen lokomotive e mendimit që të zhvillon, e mendimit që të frymëzon. Asnjëra nga këto parti nuk të thotë: "Eja me mua!" Nuk di të them nëse e thotë Kurti. Por të paktën Kurti nuk ka kundërshtarë. Dhe është bërë si Edi Rama, kur thotë: Nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk ka! Kjo është situata në Kosovë, parë nga Tirana! Ajo flet fort në favor të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.", tha gazetarja Rudina Xhunga në Tregimin e ditës./dritare.net