
Në rubrikën “Komenti i ditës” gazetari Dritan Hila komentoi situatën politike në vend, kryesisht çeljen e fushatës elektorale nga ana e PD-së zyrtare, një ditë më parë. Po ashtu, edhe rikthimin e Lulzim Bashës në fushatë elektorale, që sipas Hilës është një gozhdë në ijen e Berishës, sepse po fillon që PD-ja zyrtare të marrë një kontur, fytyrë të vërtetë që ka krahasime me shabllonet që jemi mësuar nga historia.
Komenti!
“Sot do flasim për një problem që ka Berisha. Problemi i tij është largimi i shumë fraksioneve, rrymave nga PD-ja. Kjo ka bërë që Berishës t’i mbetet vetëm bërthama tribal e njerëzve të tij që e shohin vetëm Berishën si opsion politik. Ka ikur një fraksion shumë i madh. Është fraksioni që ka PD-ja zyrtare. Dje ata bënë hapjen e fushatës elektorale ku ishte Roland Bejko. Ishte një hapje që duke pasur parasysh edhe presionin që kanë pasur demokratët e ndryshëm nga Berisha dhe njerëzit e lidhur me Berishën. Duke pasur parasysh që dhe pushteti dhe Edi Rama nuk i do jashtë loje, i do lojtarë në fushë, që i ngacmon dhe tallet me ta sepse nuk do t’ i fuqizojë dhe bëjë konkurrent të fuqishëm. Pra me gjithë këta faktorë kundra duhet thënë që ishte një hapje fushate modeste, por domethënëse. Domethënëse sepse gjithsesi ai fraksion i PD-së që ka përjashtuar Berishën nga PD-ja me akuzën si antiamerikan dhe si i dënuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk vdiq. Ajo që bie në sy nga kontaktet që kam pasur me eksponentë të kësaj rryme është prania e një rryme të fortë të ish të përndjekurve politikë. Ata nuk e ndjenin më veten te fronti i PD-së, ku me hir a me pahir pranonin që Berisha të ishte kryetar i asaj partie. Në momentin që u krijua fraksioni i ri, shumica kaluan te PD-ja zyrtare, kjo dhe për faktin e të shkuarës së Berishës si ish-sekretar partie. Dhe kjo i bën që të kenë të mos jenë bashkë me Berishën në këtë aventurë dhe të jenë me një projekt të tyrin zyrtar në PD zyrtare. Roland Bejko është një kandidat që nuk është i dorës së parë, por ka qenë një politikan konsistent në vijën e tij politike. Nëse grupi i Alibeajt pati luhatje si z.Gjekmarkaj, Flutura Açka, Jorida Tabaku etj, Roland Bejko ka qenë i prerë. Bejko vërtetë nuk ka qenë politikan i vijës së parë, por ka qenë politikan që në fushën lokale në Gjirokastër ka qenë ndër veprimtarët e parë të PD-së. Vjen nga fshati Lazarat, që ka qenë një bastion i së djathtës në kohën e demokracisë dhe i parë me një sy të dyshimtë gjatë kohës së monizmit si një fshat antikomunist. Duhet thënë që Lazarati ka pasur ballistë, nacionalistë nga ata luftëtarë të dorës së parë. Bejko gjithashtu ka një të kaluar të paluhatshme sa i përket besnikërisë ndaj Partisë Demokratike dhe mos bërjes së kompromiseve me PS-në. Gjithashtu nuk njihet si politikan pelivan. Kjo ndoshta nuk i jep fitoren në Tiranë por padyshim është një përfaqësues i denjë i asaj pjese që ka mbetur në PD. Kjo është çmuar dhe nga njerëz që nuk kanë pasur lidhje rastësore me komunizmin të kishin anëtar partie. Por janë dhe njerëz të persekutuar në kohën e komunizmit. Pra të themi se Shqipëria po shkon në shtratin e vet natyral është një parti që përfaqëson si të djathtë shqiptare, por të paktën e përfaqëson si ideologji. Si i tillë Roland Bejko i krijon problem Berishës sepse dua ta lidh edhe me atë se pse nuk ndezi mitingu i Berishës.
Nuk ndezi sepse Berishës nuk i ka mbetur më asnjë bosht ideologjik, boshti ideologjik ka kaluar me PD zyrtare. Ish të përndjekurit politikë, ish-pronarët, vërtetë nuk e japin votën për të fituar, por janë një shtyllë kurrizore.
Shumë veta e kanë mbajtur përbrenda sepse janë zgjidhjet taktike që bën njeriu që po të ikësh nga një parti ti nuk gjen gjë, sepse e provuan disa herë. Kjo e dobëson shumë Berishën, por gjithashtu jep perspektivë krahut tjetër. Diçka tjetër është rishfaqja e Lulzim Bashës, heshtja e tij pothuajse 1-vjeçare. Basha është një problem për Berishën, tregoi që humbja nuk vinte për shkak të Bashës por për shkak të Berishës dhe shkollës së vjetër të tij, ideologjisë së vjet. Më vonë do kujtohet me më tepër vlerësim ky veprim që bëri Basha. Ky rikthim, rikthen dhe një njeri që për 16 vjet ka qenë në vijën e parë të politikës. A do rikthehet në krye të PD-së zyrtare? Këtë nuk e dimë, por ajo që duhet vlerësuar është rikthimi i tij në fushatën elektorale. Kjo është një gozhdë në ijen e Berishës, sepse po fillon që PD-ja zyrtare të marrë një kontur, fytyrë të vërtetë që ka krahasime me shabllonet që jemi mësuar nga historia. Unë mendoj që nëse ky fraksion do ia dalë të rezistojë në fushën e politikës, mos dekurajohet nga mungesa e numrave që këto zgjedhje nuk do të jenë frymëzuese për këtë fraksion, uroj që mos dekurajohen sepse skena politike ka nevojë për një të djathtë dhe e majta ka nevojë për një oponent.”, e mbylli komentin gazetari./K.C/dritare.net

















