E zë gjumi duke notuar mbi dyshek, përfundon në një tjetër shtet

Në Lazurnoye, një qytezë bregdetare në rajonin e Kherson, Ukrainë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Personazhi kryesor i kësaj ngjarje sa të pabesueshme aq edhe komike është një roje i një resorti në këtë qytezë. 18-vjeçari gjendej mbi një dyshek plazhi i relaksuar në det kur mbylli sytë për disa orë dhe më pas e gjeti veten në mes të Detit të Zi, mes Ukrainës dhe Krimesë. Ai mbeti në det disa ditë pa ngrënë e pa pirë, por përveç kësaj i kanosej një rrezik edhe më i madh.

LEXO DHE :  Ja çfarë realisht konsumoni, sa herë që pini cigare!

 Bazuar në traktatin detar, në atë zonë nuk lejohet kalimi për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Moskës në lidhje me Krimenë. Ai u gjet me 5 gusht në plazhin e Karkinitsky dhe më pas u transportua për në spitalin Chernomorskoye i dehidratuar. I riu gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe autoritet po punojnë për kthimin e tij në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.