Na ndiqni edhe në

Shqiptar

E vërteta e arrestimit të balerinës seksi, pjesëmarrëse në “Dance With Me”

E vërteta e arrestimit të balerinës seksi, pjesëmarrëse
Jessy Hennessy, braziljania e cila është transferuar prej pak javësh në Shqipëri për shkak të pjesëmarrjes në kastin e “Dance With Me”, nuk është arrestuar. Përkundër lajmit dhe fotos së botuar nga mediat kosovare, lapsi.al arriti të kontaktojë me produksionin e spektaklit të kërcimit të cilët mohuan në mënyrë kategorike incidentin me policinë. “Jessy është në hotel duke u bërë gati sepse pas pak ka prova me trupën e baletit” – tha një burim brenda stafit të “Dance With Me”.

Jessy Hennessy kërcen këtë edicion të “Dance With Me” me Dj Vicky-n. Ajo është një këngëtare e cila u prezantua në Shqipëri me klipin “ Sex Toy” në bashkëpunim me Gjon Karricën. Modelja është përfolur gjithashtu për lidhjen me reperin e njohur amerikan 50 Cent.