Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E pamunduar të shkosh sot në Gjirin e Lalzit, bllokohet edhe autostrada

E pamunduar të shkosh sot në Gjirin e Lalzit, bllokohet edhe
Të gjithë kanë zgjedhur fundjavën për në plazh. Por sot do e keni të vështirë të shkoni te Gjiri i Lalzit nga Tirana. Rruga është bllokuar nga fluksi i madh i automjeteve. Policia njofton drejtuesit të kalojnë nga Ndroqi për të shmangur trafikun.

NJOFTIMI

Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas është i mbingarkuar.

Ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.

Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.

Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër – Velipojë;

Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme.