
E barabartë mes të pabarabartëve apo barazi për të pabarabartët?!
Dritare.net

Rritesh në një oqean mendimesh dhe shprehjesh si “ Në kafe shkojnë vetëm burrat !”. Kjo gjë të kthehet pa e vënë re në melodi normale për veshët e tu, pa asnjë ndjesi habie apo revolte. Duket se ca privilegje i takojnë vetëm burrave. Duket se barazia është delir, madje një aspiratë. Nis e deliron për një aspiratë deliruese, nis e aspiron për një delirim inspirues. Ndërkohë unë po e nis delirimin duke u vendosur në rolin e kryefamiljares. Me këtë dua të them se unë do të sjell të ardhurat në shtepi, une do të pyetem për disa vendime për të mos thënëpër të gjitha vendimet.
Fundja përse të mos e bëj?! A mundem unë vërtet të bëj një punëtë konsideruar të rëndë e të papërballueshme fizikisht. Ndoshta të pamundur për mua. Po mendoja të bëja dicka të ngjashme nësasi të ardhurash,por me më pak lodhje fizike të paktën. Po sikur unë të shkruaj e te sjell fitime nga librat dhe veprat e mia. A më lejojnë?! Magazina ime e mendimit dhe të të filozofuarit është e tejmbushur. Do doja ta zbrazja në disa fletë, paragraf, e libra. Jam unë tashmë e barabartë nëse e bëj?! Nëse jam e barabartë a ndodhem unë në mesin e të barabartëve?!
Po deliroj sikur të jem fjala e parë dhe e fundit në shtëpi, sikur të vendos unë për gjithçka. Ende se kuptoj përse vendimet nuk merren bashkë?! Do ishte kjo një barazi e mirëfilltë?! Nëse do isha e barabartë a do isha mes të barabartëve? Aty ku disa burra kanë privilegje luksoze e të tjerët modeste. Po ata vetë a janë të barabartë? Pyes veten nëse kërkojnë ata një barazi të tillë statusore dhe ekonomike apo shijojnë copëza dhe blloqe pabarazie në raport me gruan që kanë në shtëpi. Aq e shijojnë saqë me fqinjin përballë, i cili ka xhepin më të ngrohtë, as nuk e marrin mundimin të bëjnë ndonjë krahasim hipotetik . Nëse kam një zë, një zë të fortë e jo të çjerrët , në një rang më të lartë e tëflas përballë 10 dëgjuesve, 100 a 1 milion të tillë. E çoj delirimin në piedestal dhe po flas përballlë një populli, një kombi, disa kombeve, a do dëgjohem po njësoj sa dëgjohen ata?!
Këtu dyshoj nëse ata realisht dëgjohen vërtetë! Jam skeptike nëse dëgjohen, edhe po u dëgjuan nuk e di sesa seriozisht merren. Atëherë spo e provoj fare. Spo flas. Nëse do dua të flas nuk kam përse kërkoj një barazi. Nëse dua të flas unë guxoj dhe kombinoj tinguj për të prodhuar argumenta. Nuk viktimizohem, nuk kërkoj barazi qysh në lindje, por vetë e krijoj edhe e ndërtoj këtë barazi. Nuk pres të më diskriminojnë
Secila për vetveten e më pas të gjitha bashkë. Mjaft kërkove hapsira, mjaft kërkove diskriminime pozitive, por shko gjeje njërreze drite dhe ktheje në fener ndricues që të të iluminoj rrugën tende. Po këtu po vendos një citim i cili ndoshta do të rikujtoj vlerën tonë, potencialin dhe vullkanin e agumentave që zien e duket të dojë të shpërthejë papritur e fuqishëm. Citim për të stimuluar, për të zgjuar vlerat, për të ngrohur zemrat, po e bashkangjis si embëlsira pas një darke të shijshme revolte : “Gruaja nuk i përket askujt, nuk është një objekt që ti përkasi dikujt tjetër. Eshtë qënie. Jeton. Merr frymë. Ndien. Gruaja është e vetes së saj, e fëmijës."/Dritare.net

















