Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dyshimet e BE/ Hahn dhe Mogherini: Presim një proces të besueshëm të Vettingut

Dyshimet e BE/ Hahn dhe Mogherini: Presim një proces të besueshëm
Marrëveshja politike mes Ramës dhe Bashës, është përshëndetur nga dy diplomatët e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe Johannes Hahn. Përmes një deklarate të përbashkët, kanë ftuar palët që ta zbatojnë sa më shpejt këtë marrëveshje duke vendosur theksin tek implementimi i reformës në drejtësi.

“Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike...Ky ishte një hap i parë thelbësor. Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet për të përgatitur zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Duke qenë se vota në Parlament për ngritjen e organeve të vetting-ut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi solid dhe të besueshëm të procesit të vetting-ut, që është kyç për progresin drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Mogherini dhe Hahn.