Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dy vjet luftë me tumorin/ Rama: Falë ndërhyrjes në QSUT, nëna e 7 fëmijëve do të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi

Dy vjet luftë me tumorin/  Rama: Falë ndërhyrjes në QSUT,
Falë ndërhyrjes në QSUT, Mereme Aliu nga Novosela e Vlorës ka shpëtuar nga tumori në tru. Pas dy vjetësh luftë me sëmundjen e rëndë, nëna e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e 5 nipërve e mbesave do të kthehet në shtëpi, pa asnjë rrezik për jetën.

Lajmin e mirë  e ka dhënë kryeministri i vendit, Edi Rama në Facebook, ndërsa poston foto të 60-vjeçares, pas kryerjes së operacionit.

"Pas dy vitesh të gjata në luftën për jetën, Mereme Aliu, nga Novosela e Vlorës, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipave e mbesave, është operuar nga një tumor në tru, në pavionin e #Neurokirurgjisë në QSUT? Pas ndërhyrjes së vështirë e të suksesshme, 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën dhe asnjë cenim të funksioneve të organizmit?",- shkruan Rama./K.C/dritare.net