Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejtori i Insitutit të Gjenetikes, Mega: Lani duart!

Drejtori i Insitutit të Gjenetikes, Mega: Lani duart!

Drejtori i Institutit të Gjenetikës Molekulare , në  Itali, Giovanni Mega, në një shkrim për mediat italiane ka folur për situatën e përgjithshme të koronavirusit në Itali, ku ka shkaktuar dy viktima deri  dhe dhjetëra të infektuar.

Sipas tij ekzistojnë dy probleme me të cilat sistemi i mbikëqyrjes në këto orë po merret jashtëzakonisht shpejt dhe me efikasitet: identifikimi i burimit të infeksionit dhe kufizimi i përhapjes së virusit.

Për të shmangur alarmizmin e tepërt, duhet të mendohet se rreth 50 raste në një popullsi prej 60 milionë banorë e bëjnë rrezikun e infeksionit shumë të ulët. Vetëm në zonat e prekura aktualisht rreziku është më i lartë dhe qytetarët duhet të ndjekin indikacionet e autoriteteve shëndetësore. Jashtë këtyre, situata mbetet si në javët e kaluara, shprehet Mega.

Infeksioni, nga të dhënat epidemiologjike, të disponueshme në dhjetëra mijëra raste, shkakton simptoma të buta,  të moderuara (një lloj gripi) në 80-90% të rasteve. Në 10-15% të rasteve pneumonia mund të zhvillohet më shumë.

Sipas mjekut, rreziku i komplikimeve serioze rritet me moshën, dhe njerëzit mbi 65 vjeç dhe  me sëmundje para-ekzistuese. Ky eshte   padyshim grupi nga më të rrezikuarit, siç do të ishin dhe me gripin- informon dritare.net

 

Qytetarët që besojnë se kanë pasur kontakte me njerëz aktualisht nën mbikëqyrje ose që kanë ardhur nga Kina, veçanërisht nëse kanë simptoma të gripit, duhet ta raportojnë atë menjëherë në organet kompetente. Nuk ka nevojë të nxitoni dhe të shkoni urgjentisht në emergjencë ose të mbylleni në shtëpi.

Kujtojmë që për momentin qe po flasim për një grupi të disa rasteve të lokalizuara, kontaktet e të cilave gjurmohen në mënyrë aktive.

Anglia, Gjermania, Franca kanë pasur episode të ngjashme pa pasoja.

Nuk ka epidemi SARS-CoV2 në Itali. Pamja mund të ndryshojë padyshim gjatë ditëve të ardhshme, por sistemi ynë shëndetësor është në një gjendje gatishmërie maksimale dhe i aftë për të menaxhuar në mënyrë efektive pamjen eventuale të shpërthimeve të tjera të vogla siç është ajo aktuale.

 

Pra, përsërisim, jashtë zonës së kufizuar në të cilën kanë ndodhur rastet, qytetari mund të vazhdojë të jetojë një jetë absolutisht normale. Ndjekja e rregullave elementare të higjenës, veçanërisht larja e duarve nëse keni frekuentuar vendet e mbushura me njerëz, dhe shmangia e prekjes së gojës ose fytit me duar është mjaft e rëndësishme./ I.M-Dritare.net