Dramatike/ Ajax eleminon Juventusin nga Champions League

Ajaksi i çuditi të gjithë në Torino, ku pas barazimit 1-1 në sfidën e parë me Juven, ia doli që të kualifikohej për në raundin tjetër, madje edhe duke fituar, tashmë me shifrat 1-2.

Ndeshja nisi me një presion të lartë të Juventusit, dhe arriti që ta zhbllokojë takimin me një gol nga goditja e këndit, me kokë nga ana e Ronaldos. Por, avantazhi i bardhezinjve zgjati vetëm 6 minuta, pasi ishte Van de Bek, që u harrua në zonë nga mbrojtja e “Zonjës”, dhe përballë i vetëm me Sheznin nuk e kishte të vështirë të barazonte.

Në pjesën e dytë, Alegri kërkoi që të fitonte takimin, por ishte kapiteni i Ajaksit, De Ligt, që me kokë vuri heshtjen në Torino, dhe shënoi të dytin për holandezët. Deri në fund, Ajaksi ia doli të mbajë fitoren, dhe u kualifikua për në gjysmëfinale.

LEXO DHE :  Dikur shokë të ngushtë, sot armiq/ Ja çfarë thotë Enca për Noyzin!

Ndërkohë, takimi tjetër mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid nuk pati shumë histori. Katalanasit fituan pastër me shifrat 3-0.

Mesi u rikthye të shënonte në fazën çerekfinale, teksa realizoi një dopietë në minutat 16 dhe 20. I pari ishte një gol nga ato që di të bëjë vetëm ai, nga jashtë zone, ndërsa goli i dytë erdhi si pasojë e një gafe të De Geas.

Ndërkohë, në pjesën e dytë “vulën” e vuri Filip Kutinjo, që me një perlë nga jashtë zone, shtangu sërish De Gean. Përfundimisht, Barcelona kualifikohet për në raundin tjetër, bashkë me Ajaksin./PanoramaSport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.