
Dosjet 339-184 për shit-blerje votash, Arta Marku: Kam porositur prokurorët, ka ardhur koha të zgjidhen
Dritare.net

Arta Marku ka deklaruar se iu ka kërkuar prokurorëve të dosjeve të nxjerrin sa më shpejt konkluzionet dhe të dërgojnë çështjet në gjykatë.
“Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë ë drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pas vetë transkripte. Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë, për 339 dhe një oficeri policisë gjyqësore. Kjo dosje kur u morë nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur, ka ardhur momenti. Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Ju kam kërkuar në çdo takim, që t’iu japin zgjidhje këtyre çështjeve. Për nxjerrjen e sekretit po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet, por se nxjerrja e sekretit nga prokurorët përbën vepër penale dhe nuk mund të anashkalohet. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t’i drejtohen gjykatës”, u shpreh Marku.
Ndërkohë e pyetur nga Myslim Murrizi për përgjimet e publikuara nga Bild, Marku i është përgjigjur se "përgjimet nuk janë indicie por një mjet për kërkimin e provës. Jam këtu për të raportuar mbi punën e Prokurorisë".

















